Sterjo Papuli zgjidhet kryetar i Partisë së Vllehëve të Maqedonisë

Nga Xh M
100 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 prill Zhurnal.mk – Dje, më 18 prill, në Shtëpinë e Kulturës “Biljana Beliçanec” – Kisella Vodë, Partia e Vllehëve të Maqedonisë mbajti Kongresin e saj të VI-të, në të cilin u morën vendime kyçe për veprimin e ardhshëm politik dhe forcimin organizativ të partisë.

Në Kongres u zhvillua votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Delegatët, në përputhje me procedurat statutare, i besuan funksionin drejtues kryetarit të sapozgjedhur, Sterjo Papuli, i cili menjëherë pas zgjedhjes prezantoi programin e tij të punës, thuhet në njoftimin e Partisë së Vllehëve të Maqedonisë, të transmetuar nga MIA.

Programi është i orientuar drejt forcimit institucional të partisë, avancimit të të drejtave të vllehëve në Maqedoni, si dhe pjesëmarrjes më aktive në proceset politike në nivel shtetëror.

“Si kryetar i Partisë së Vllehëve të Maqedonisë, theksoj se politika jonë bazohet në tre shtylla: ruajtja e identitetit, gjuhës dhe kulturës vllahe, ndërtimi i institucioneve të forta kulturore dhe arsimore, si dhe pjesëmarrja aktive në jetën publike dhe shoqërore. Besojmë se pikërisht përmes këtyre tre shtyllave komuniteti vllah ndërton me siguri të ardhmen e tij dhe kontribuon në përparimin e një Maqedonie bashkëkohore dhe evropiane”, deklaroi kryetari i sapozgjedhur, Sterjo Papuli.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër