Shkup, 13 maj, Zhurnal.mk – Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut do të mbajnë protestën e dytë në Shkup me 18 Maj, për të kërkuar përsëri nga qeveria e Hristijan Mickoskit, përkatësisht Ministri i Drejtësisë Igor filkov hyrjen në provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare, raporton Zhurnal.mk
Protesta do të mbahet pranë Urës së Gurit në orët e pasdites, njofuan studentët.
“Para Urës Gurit për gjuhën tonë! 18.05.2026 (e hënë) | 16:30 . Mos mungo, dil mbroje gjuhën!” kanë bërë thirrje ata përmes Facebook.
Protesta e parë u mbajtë me 6 Prill, por Filkov vazhdon që të refuzojë kërkesën e tyre, ndërkohë që zyrtarët e qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin Hristijan Mickoski, ende po thotnë se një grup i punës është duke punuar për të gjetur “një zgjidhje”.
Mickoski, në deklaratën e tij të parë pat thënë se me ligjin e tashëm për përdorim të gjuhëve studentëve shqiptarë duhet t’u lejohet hyrja në provim në gjuhën shqipe, por dy ditë më vonë ai iu bashkëngjit qëndrimit të Filkovit, duke u thirrë në ligjin për jurisprudencën, i cili megjithëatë nuk saktëson asnjë gjuhë në tekst.
Mickoski pastaj tha se një ligj i ri për jurisprudencën duhet bërë e se do të dërgohej pastaj në Komisionin e Venedikut të Këshillit të Evropës (KiE) për mendim. / Zhurnal.mk
