Tiranë, 26 maj, Zhurnal.mk – I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, Prof. Dr. Bashkim Selmani, pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tetovës, u shpreh se studentët shqiptarë do të zhvillojnë sot në orën 17:00 protestën e radhës në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ai theksoi se kjo lëvizje studentore vjen si vazhdimësi e reagimeve të tyre ndaj mungesës së trajtimit të barabartë dhe kufizimeve në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut.
Selmani u shpreh se studentët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe, si dhe mbrojtjen e gjuhës, respektimin e të drejtave të tyre dhe trajtim të barabartë në sistemin juridik dhe arsimor.
Ai shtoi se kjo nismë është një reagim edhe ndaj gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit me të cilin studentët janë përballur, duke theksuar se kërkesa kryesore mbetet garantimi i përdorimit të plotë të gjuhës shqipe në proceset institucionale dhe profesionale.
Pjesë nga deklarata:
“Kush e theu këtë barrierë? E theu pikërisht studentët e Shqipërisë dhe studentët e Republikës së Kosovës, si dhe studentët tanë që nuk ikën. Por me protestën që erdhi në Shkup nga Shqipëria dhe Prishtina, ata e sollën gjuhën shqipe dhe shqiptarët, jo gjeografikisht, në Shkup. Dhe kjo është uniteti dhe unifikimi që ne e kemi pritur, dhe jemi të gjithë të gëzuar, sepse tashmë flet rinia. Dhe sot, kur sheh që studentët ngrihen në mbrojtje të gjuhës, shqipja merr vetëm një vlerësim me të cilin ajo sakrificë sot po merr një kahe tjetër. Dhe prandaj i falënderoj të gjithë shqiptarët që i përgjigjen. Po ashtu edhe sot Tiranën zyrtare; për mua sot do të jetë një ditë jashtëzakonisht e lumtur për sa i përket lëvizjes studentore. Dhe nga ana tjetër, do të jetë një ditë e dhimbshme për mua, për arsye se: vallë ku po vuajmë ne si shoqëri? Kush i trajtoi të drejtat tona? Kush abuzoi me të drejtat tona? Dhe pikërisht studentët…
Por ka pasur probleme shumë në aspektin juridik, sepse shqiptarët gjithmonë, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe kudo, le të themi, kanë një rregull: nga momenti që ju regjistroheni, i fitoni të gjitha të drejtat. Ne jemi i vetmi komb që kemi bërë luftë për të drejtat dhe kemi humbur identitetin kombëtar. Jemi thirrur me një përqindje. Por përqindja nuk është e drejtë natyrore, por është e drejtë statistikore, matematike. Dinjiteti nuk matet me numra. Edhe 1 po të ishte…
Po, patjetër. Jo, por nëse ju na thoni se ne shqiptarët e Maqedonisë jemi 20%, atëherë si i bie kjo? Të marrësh frymë 80% apo 20%? Bie në kundërshtim me të drejtat natyrore. Dhe nga ana tjetër, taksat. Edhe ne ndaj shtetit të Maqedonisë duhet të paguajmë taksa vetëm 20%. Ne të drejta kemi 20%, ndërsa detyrime kemi 100%. Atëherë, ju lutemi, pra ky është problemi, mangësitë juridike ku janë. E dini kur është prishur Marrëveshja e Ohrit? Në aspektin juridik është prishur. Për të pasur një marrëveshje duhen tre elemente bazë: barazia mes palëve dhe garancia. Maqedonasit e kishin armën, ne e kishim armën. Fillon marrëveshja të bëhet, por nuk pati përpilues shqiptar. Dhe elementi i barazisë nuk u sigurua; në momentin që u dorëzuan armët, u prish barazia, sepse ne nuk e siguruam barazinë. Sa ligje do sillni, aq armë sillni. Dhe kjo është mangësi juridike, sepse në Marrëveshjen e Ohrit nuk ka pasur përpilues, por vetëm nënshkrues. Dhe të gjitha këto marrëveshje kanë filluar në aspektin e përgjithshëm, sepse nuk kemi juristë të cilët duhet ta mbrojnë sigurinë juridike. Për shembull, lind një fëmijë, është maqedonas, po e regjistrojmë. Ne nuk e regjistrojmë që është maqedonas. Dhe prandaj Maqedonia nuk ka shqiptarë. Kjo është e keqja, se po të hapim kushtetutën, shihni si shkruan 20%. Por ai 20% nuk është vetëm i shqiptarëve, mund të jetë i romëve dhe të tjerëve. Dhe ky është problemi i shmangies. Ne na kanë nxjerrë nga preambula dhe sovrani. Pra, ne nuk jemi pjesë sovrane. Për të qenë pjesë sovrane, duhet të kesh disa elemente. Ne e kemi pozitën gjeografike nga Struga deri në Likovë, pastrim etnik shqiptar. Kemi mbi 15 komuna juridike që janë pastër me votë shqiptare. Kemi varrezat; varrezat janë prona e shtetit, janë autoktonia. Dhe në këtë rast, pikërisht preambula nuk e njeh këtë autoktoni dhe na ka hedhur në pjesën e minoriteteve. Dhe tani ne po bëjmë luftë në pjesën e minoriteteve dhe themi kush i ka fajet. Jo mor miku, fajin e ka kushtetuta. Dhe prandaj unë kam bërë disa pika dhe çfarë duhet të kërkojnë studentët. Ka tre elemente bazë…
Po, deri tani jo se është, por ka një logjikë për sa i përket kur të rinjtë, kur studentët dhe inteligjenca juridike ngre zërin, por jo në auditor, sepse ne pedagogët nuk i realizuam të drejtat reale që t’ua plotësonim të gjitha ato të drejta, sepse i përmbante legjislacioni. Çfarë ndodhi tani? Studentët kanë dalë në rrugë. Dalja në rrugë do të thotë që ata tashmë i japin një kahe tjetër shtetit. E kanë çliruar kombin nga frika. Nuk frikësohet më shqiptari i Maqedonisë, sepse pikërisht studentët i thanë ndal padrejtësive, ndal abuzimeve, ndal padrejtësive në vlerësim. Nëse një student është me 10 zero-zero, ai duhet të jetë në punë, jo ai me gjashtë. Dhe kjo është disbalanca me të cilën studentët e drejtësisë u thanë ndal padrejtësive në Maqedoninë e Veriut.
Ne nuk kemi ardhur në Tiranë për të kërkuar mëshirë; kemi ardhur për të ndarë shqetësimin dhe për të kërkuar zgjidhje. Gjuha shqipe nuk është vetëm komunikim, është dinjitet dhe e drejtë e barabartë. Të ngremë zërin për mbrojtjen e gjuhës. Apeloj për maqedonasit që gjuha shqipe, krahas gjuhës maqedonase, e zbukuron gjuhën maqedonase. Sot, në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej”.
