Deputeti Bytyqi kërkon nga Dimitrieska-Koçoska të raportojë në Kuvend për borxhin prej 260 milionë eurosh

Nga B.M
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 maj, Zhurnal.mk – Fatmir Bytyqi ka kërkuar që ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Kochoska, të paraqitet nesër në Kuvend për të mbrojtur dhe argumentuar politikat ekonomike të Qeverisë lidhur me huamarrjen prej 260 milionë eurosh dhe Strategjinë Fiskale 2027-2031.

Deputeti i opozitares SDSM dhe ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike tha se ministrja duhet para deputetëve të sqarojë gjendjen reale ekonomike dhe planet e Qeverisë për financat publike, transmeton Zhurnal.mk.

Kjo vjen pas përplasjes publike mes LSDM-së dhe ministres së Financave gjatë fundjavës, pasi lideri i partisë, Venko Filipche, deklaroi se buxheti është drejt kolapsit dhe se nuk ka mjete për rritjen e pagave, pensioneve dhe masat antikrizë.

Në reagimin e saj në Facebook, Dimitrieska-Koçoska i ftoi përfaqësuesit ekonomikë të LSDM-së në Ministrinë e Financave, duke thënë se situata ekonomike duhet të sqarohet me “shifra reale”, e jo me, siç u shpreh ajo, “konferenca histerike për shtyp të mbushura me të pavërteta”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër