Sulejmani dhe Ersoy në Ankara: Mundësi të reja për bashkëpunim në kulturë dhe turizëm

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Në kuadër të vizitës zyrtare në Ankara, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, realizoi sot një takim me homologun e tij turk, ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.

Takimi u zhvillua në atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, ku u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dhe për mundësitë e thellimit të tyre, veçanërisht në fushat e kulturës dhe turizmit. Ministrat shkëmbyen mendime për funksionimin e Qendrave Kulturore‑Informative në Shkup dhe Stamboll, projektet aktuale si ndërtimi i Teatrit Turk në vendin tonë, si dhe nismat për intensifikimin e promovimit turistik.

U theksua edhe bashkëpunimi i suksesshëm me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), përmes së cilës janë realizuar projekte për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore osmane, ndërsa u konfirmua mbështetja për mbrojtjen e objekteve të tjera në periudhën e ardhshme.

Dy shtetet kanë bashkëpunim të shkëlqyer edhe në kuadër të UNESCO‑s, i cili u reflektua me aplikimet multinacionale për përfshirjen e dy elementeve në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Gjatë vizitës zyrtare, ministri Sulejmani vizitoi edhe Muzeun Anatolian të Civilizimeve dhe zhvilloi takime me personalitete nga jeta publike dhe politike e Turqisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër