Temperatura të ulëta në mëngjes, gjatë ditës mot i kthjellët me temperatura deri në 16 gradë 

Nga D. V.
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shkurt – Në vend këtë mëngjes janë matur temperatura nën zero, por sinoptikët për sot parashikojnë mot të kthjellët me temperaturë maksimale deri në 16 gradë.

Temperatura më e ulët e mëngjesit është matur në Berovë dhe Kodrën e Diellit (-5 gradë), si dhe në Hanet e Mavrovës, Demir Kapij, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Shkup-Petrovec, ku janë matur -4 gradë. Në Strumicë, Pretor, Shtip dhe Prilep janë matur -3 gradë, ndërsa në Veles, Ohrër, Tetovë dhe Vinicë -2 gradë. Në Zajçev Rid në Shkup, Pozharan dhe Topollçan janë matur -1 gradë, ndërsa në Gjevgjeli zero gradë.

Sinoptikët parashikojnë se moti deri në fund të javës do të jetë me diell. Sot, në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu, ndërsa në pjesët lindore nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup, në mëngjes moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa pasdite me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër