Pa rrymë sot një pjesë e Karposhit, Kisella Vodës dhe Butelit

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shkurt – Pa rrymë elektrike sot do të jenë një pjesë e Karposhit, Kisella Vodës dhe Butelit. 

Sipas EVN Maqedoni, nga ora 8 deri në orën 10 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Marko Krale” të lokalizuar rreth objektit nr. 51, në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 08:35 deri në 11:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Radishanska”.

Gjatë periudhës nga 08:30 deri në 10:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës Kozle, të lokalizuar pas fabrikës Replek në komunën e Karposhit, ndërsa në periudhën nga ora 12 deri në 16, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës 1439 në lagjen Pintija në komunën e Kisella Vodës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër