Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetet i ndërpresin fjalën Kurtit! Musliu i bllokon mikrofonin, Salihu i heq flamurin nga foltorja

Nga Xh M
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 pril Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka hequr mikrofonin gjatë fjalimit kryeministrit Albin Kurti.

Teksa Kurti fliste në foltoren e Kuvendit, Musliu u ngrit në këmbë duke shkuar dhe duke e marrë vetë fjalën.

“A ka mundësi të kthehesh në temë kryeministër sepse i ke pasur katër vjet me qeverisë dhe nuk ke realizuar asnjë projekt. Kthehu në temë e mos na shit përralla. Thirre kabinetin qeveritar këtu dhe mbajeni rendin. Kryeministër kthehu në temë”, i ka thënë ajo Kurtit.

Pas qetësimit të situatës, Kurti ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë institucionale dhe përgjegjësinë e përfaqësuesit të popullit. Ndërkaq gjatë fjalimit, deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu ia hoqi flamurin kombëtar nga foltorja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër