Tërmet i fortë në jug të vendin, ja sa ishte magnituda

Nga Xh M
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjirokastër, 30 gusht Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Gjirokastrës. Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:35, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Gjirokastrës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë dhe në zona të tjera përreth.

Tërmeti ka ndodhur në një orar kur pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në banesa, çka ka bërë që lëkundjet të shkaktojnë panik te qytetarët.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër