Trafiku në rrugët shtetëtore pa ngecje

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.

NP “Rrugët e Maqedonisë” bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

artikuj të ndërlidhura