Shkup, 11 gusht, Zhurnal.mk – Në Shkup sot do të mbahet takim rajonal i shoqatave të transportuesve nga Ballkani Perëndimor, ku pritet të diskutohen hapat dhe aktivitetet që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen shoferët profesionistë gjatë qëndrimit në zonën Shengen, përcjell Zhurnal.mk.
Në fokus të takimit do të jetë situata e transportuesve dhe shoferëve profesionistë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre përballen me kufizime dhe vështirësi lidhur me qëndrimin në zonën Shengen.
Përfaqësuesit e shoqatave të transportuesve pritet të shqyrtojnë mundësitë për veprim të përbashkët dhe për gjetjen e zgjidhjeve që do t’ua lehtësonin punën shoferëve profesionistë dhe kompanive të transportit.
Takimi në Shkup vjen në një kohë kur çështja e qëndrimit të shoferëve profesionistë në zonën Shengen është bërë një nga problemet kryesore për sektorin e transportit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në takim pritet të përcaktohen edhe aktivitetet konkrete që shoqatat e transportuesve do t’i ndërmarrin në periudhën e ardhshme, me synim që çështja të trajtohet në mënyrë të përbashkët dhe të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për transportuesit dhe shoferët profesionalë të rajonit.
