U gjet i dekompozuar në Ibë, identifikohet trupi i Eglant Koçit -dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij

Nga D. V.
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Zbardhen detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze të Eglant Koçit, i cili dyshohet se u ekzekutua nga shoku i tij, shtetasi Armand Shakaj.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top News, Kleida Muka, Shakaj e qëlloi me plumb pas koke Eglant Koçin, para se ta hidhte trupin e tij në një humnerë pranë fshatit Cerrujë.

Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë.

Familjarët e kanë identifikuar identifikuar në morgun e Tiranës dhe kanë hapur dyert e mortit.

Sakaq, autori i dyshuar Armand Shakaj mbetet në arrati. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër