Ulja e TVSH-së për naftën do të vazhdojë deri 12 tetor

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Qeveria ka vendosur që masa për uljen e TVSH-së për dizelin nga 18 në 10% të jetë në fuqi deri më 12 tetor.
Në seancën e qeverisë, përpos këtij vendimi nuk janë miratuar masa tjera.

Sot Komisioni Rregullator për Energjetik do të duhet të publikojë çmimet e reja për dizelin dhe për benzinën.
Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare gjatë mëngjesit ishte sërish pranë nivelit prej 110 dollarësh për fuçi.

Kohën e fundit Komisioni Rregullator për Energjetik e shtrenjtoi për 5.5 denarë ndërsa benzinat u liruan për një denarë e gjysmë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër