Vaktia e Ramazanit 2026 në Maqedoninë e Veriut: Orari i syfyrit dhe iftarit

Nga B.M
2,453 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 janar – Vaktia e Ramazanit 2026 në Maqedoninë e Veriut është publikuar dhe përfshin oraret e sakta të syfyrit, iftarit dhe namazeve për besimtarët myslimanë në të gjithë vendin. Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis të enjten, më 19 shkurt 2026.

Në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari bëhet në orën 17:19. Me kalimin e ditëve, koha e agjërimit zgjatet gradualisht, duke reflektuar ndryshimin e orëve të lindjes dhe perëndimit të diellit.

Vaktia e Ramazanit 2026 për Maqedoninë e Veriut përfshin oraret ditore për imsakun, sabahun, drekën, ikindinë, akshamin (iftarin) dhe jacinë, dhe shërben si udhërrëfyes i përditshëm për besimtarët gjatë gjithë muajit të agjërimit.

Tabela e publikuar më poshtë paraqet oraret e sakta të syfyrit dhe iftarit për secilën ditë të Ramazanit, sipas vaktisë zyrtare që vlen për territorin e Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër