Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Imer Ameti, nga Tetova, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gradec të Vrapçishtës, në Maqedonia e Veriut.
Sipas raportimeve, Ameti vdiq gjatë angazhimit në një objekt ndërtimi, i cili raportohet se u godit fatalisht nga rrëzimi i një krani.
Përkundër përpjekjeve, plagët e marra rezultuan të papërballueshme për të.
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në një objekt ndërtimi në fshatin Gradec, në komunën e Vrapçishtit, ku ka humbur jetën një punëtor ndërtimi nga Tetova.
Sipas raportimeve, viktima me inicialet I.A. ka ndërruar jetë si pasojë e rënies së një krani ndërtimi.
