Vizita e Bajram Begajt në Bujanoc, Vuçiq: I mori të gjitha lejet për vizitën, personat me armë ishin tanët

Nga Xh M
1,801 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 11 korrik Zhurnal.mk – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga Beogradi për të vizituar jugun e Serbisë.

“Ata kanë bërë kërkesën në mënyrë të rregullt dhe kanë marrë të gjitha lejet nga autoritetet serbe. Bëhet fjalë për presidentin e Shqipërisë, e jo për presidentin e diçkaje tjetër”, tha Vuçiq, raporton danas.Duke iu përgjigjur një pyetjeje të agjencisë JUGpress nëse personat e armatosur me armë të gjata që siguruan qëndrimin e Begajt në Bujanoc ishin “tanët apo të tyret”, Vuçiq u përgjigj shkurt: “Tanët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër