VLEN mban sot Kongresin e Bashkimit, koalicioni shndërrohet zyrtarisht në parti

Nga B.M
987 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 09 maj, Zhurnal.mk – Koalicioni shqiptar VLEN sot do të mbajë Kongresin e Bashkimit, ku pesë subjektet politike që përbëjnë këtë front pritet të bashkohen zyrtarisht në një parti të vetme politike.

Nga VLEN bëjnë të ditur se ky proces ka qenë i gjatë dhe i vështirë, i shoqëruar me sfida të shumta, mosbesim dhe presione politike, por sipas tyre, sot po vuloset një etapë e re në skenën politike shqiptare në vend.

Në prag të kongresit, përmes një njoftimi publik, nga koalicioni theksuan se bashkimi i sotëm është përgjigje ndaj të gjitha dyshimeve që kanë ekzistuar rreth funksionimit dhe qëndrueshmërisë së tyre politike.

“Sot, nga partnerë dhe aleatë politikë, po bëhemi një trup i vetëm politik. Nga një ide në të cilën shumëkush dyshonte, VLEN sot bëhet fakt politik”, thuhet në mesazhin e tyre.

Kongresi pritet të mbledhë drejtuesit e subjekteve përbërëse, delegatë, si dhe mysafirë nga rajoni dhe diaspora shqiptare, ndërsa ky zhvillim konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme për rikonfigurimin e kampit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër