VLEN siguron 150 milion denarë për rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, votohet vendimi në Qytetin e Shkupit

Nga B.M
646 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shkurt – Është gjetur zgjidhje për rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, pasi sot u miratua propozim-vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturore që përfshin hartimin e dokumentacionit projektues, ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Cvetan Dimov”, nga kryqëzimi me bulevardin “Nikolla Karev” deri te kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi”.

Vlera e përgjithshme e projektit arrin 150 milionë denarë me TVSH, të siguruara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit dhe të planifikuara për realizim në vitet 2026–2028.

Këshilltarët e VLEN-it në Qytetin e Shkupit thonë se ky vendim përfaqëson një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore; rritjes së sigurisë në komunikacion; lehtësimit të qarkullimit për qytetarët; zhvillimit urban dhe funksional të kësaj pjese të rëndësishme të qytetit

“Komuna e Çairit do të kontribuojë me përgatitjen e projektit urbanistik dhe atij të komunikacionit, duke garantuar zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të qytetarëve”.

“Ky është një investim real, i planifikuar dhe i votuar, që dëshmon angazhimin institucional për zhvillim dhe përmirësim të jetës së përditshme në Çair dhe në Shkup”, thonë këshilltarët e VLEN-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër