VMRO-DPMNE: Filipçe e hapi aferën e Petrovskes pasi ajo u bë kritikuese e tij

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 tetor, Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE e akuzon liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, për standarde të dyfishta në qëndrimin ndaj korrupsionit dhe rastit të lidhur me ish-ministren Slavjanka Petrovska.

Nga partia pretendojnë se Filipçe e ka hapur çështjen për blerjen e helikopterëve vetëm pasi Petrovska iu bashkua Platformës “12.05” dhe publikisht kërkoi ndryshime në LSDM.

Sipas VMRO-DPMNE, Platforma më herët kishte kërkuar që Filipçe të tërhiqej nga pozita e liderit, pas së cilës ai e thirri Petrovska në lidhje me pretendimet për blerjen e helikopterëve dhe marrëveshjen për të cilën, sipas tij, ka ekzistuar një dallim prej 37 milionë eurosh.

Nga VMRO-DPMNE pyesin kur Filipçe ka marrë vesh për rastin dhe pse, siç thonë ata, nuk e ka bërë publik më herët.

Nga partia bëjnë thirrje që të gjitha informacionet për dyshime eventuale për kriminalitet të dorëzohen në Prokurorinë Publike.

artikuj të ndërlidhura