VMRO‑DPMNE: Masat japin rezultate, RMV me çmimet më të ulëta të derivateve në rajon

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Masat që i ndërmerr Qeveria e udhëhequr nga VMRO‑DPMNE gjatë krizës energjetike japin rezultate, thonë nga VMRO‑DPMNE dhe shtojnë se Maqedonia mbetet me çmimet më të ulëta të derivateve nga vendet e rajonit.

“Për t’i qenë më e qartë opinionit, do t’i krahasojmë çmimet me pakicë të benzinës dhe dizelit tek ne dhe në fqinjësinë tonë. Në Maqedoni një litër benzinë 95 shitet për 99 denarë, ndërsa çmimi me të cilin shitet në Greqi është për 30% më i lartë dhe arrin 129 denarë, në Shqipëri me çmim prej 126 denarësh për 27%, më tej në Serbi për 108 denarë, pra për 9%. Pasojnë Kroacia ku çmimi me pakicë i benzinës është 107 denarë, e krahasuar me tek ne çmimi është për 8% më i lartë, pastaj Mali i Zi dhe Sllovenia me 106 denarë ose 7% më i lartë, ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë me çmim prej 104 denarësh është për 5% më shtrenjtë”, thonë nga VMRO‑DPMNE.

Në kumtesë janë krahasuar edhe çmimet e dizelit.

“Pason krahasimi i çmimeve të dizelit i cili në Maqedoni shitet për 104,5 denarë, ndërsa në Shqipëri çmimi me pakicë është madje për 40,5% më i lartë dhe arrin 147 denarë, pastaj Greqia me 126 denarë ose për 20%, më tej është Serbia me çmim me pakicë të dizelit për 18,5% më të lartë ose 124 denarë për litër. Në Slloveni dizeli shitet për 122 denarë për litër, që është për 17% më i lartë se tek ne, në Kroaci 119 denarë, pra për 14% më i lartë, pastaj Mali i Zi me 117 denarë, pra 12% më shtrenjtë dhe Bosnja e Hercegovina me çmim për litër dizel prej 116 denarësh që është për 11% më shtrenjtë se tek ne”, thuhet në kumtesë.

Nga VMRO‑DPMNE thonë se këto çmime janë dëshmi se masat e planifikuara mirë dhe të ndryshuara për uljen e çmimeve, siç është ulja e TVSH‑së dhe akcizave, japin rezultate dhe i mbajnë nën kontroll çmimet me pakicë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër