Vrau dhe fshehu kufomën e Klevis Lleshit, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Nga Xh M
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 6 qershor Zhurnal.mk – Një 44-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin e shtetasit Sajmir Kolaveri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me vendimin e datës 25 shtator 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një sërë veprash të rënda penale, mes të cilave “Vrasja për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, si dhe veprat që lidhen me grupin e strukturuar kriminal dhe armëmbajtjen pa leje.

Sipas hetimeve, Kolaveri dyshohet se më 5 gusht 2020 ka bashkëpunuar me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal për vrasjen e Klevis Lleshit. Pas ekzekutimit, ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në transportimin dhe varrosjen e kufomës në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, me qëllim fshehjen e krimit.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 44-vjeçari iu dorëzua autoriteteve kompetente për vijimin e procedurave ligjore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër