Vuçiq i kërkon Hagës lirimin e kriminelit Mlladiq: Gjendja e tij është shumë e rëndë

Nga Xh M
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 23 prill Zhurnal.mk – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ish-komandanti ushtarak Ratko Mlladiq ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe duhet t’i lejohet të kalojë ditët e fundit jashtë qelisë në Hagë.

Ai tha se gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm dhe se trajtimi human duhet të merret në konsideratë, pavarësisht vendimit gjyqësor.

“Jam informuar nga ministri i drejtësisë Nenad Vujiq se gjendja e tij është shumë e rëndë. Ai nuk ka mundur të ulet, është dërguar në spital në pozicion të shtrirë dhe ka qenë në gjendje të përgjigjet vetëm shkurt. Nuk e kuptoj pse dikujt nuk i lejohet të kalojë ditët e fundit jashtë qelisë së burgut. Por a jam i befasuar? Jo”, tha Vuçiq para gazetarëve në Beograd.
Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër