Zëvendëskryeministri i parë Sali priti në takim ministrin Usame Zukorlić, fokus stabiliteti rajonal

Nga Xh M
266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 prill Zhurnal.mk – Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Ministrin për pajtim, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet shoqëror, Usame Zukorlić.

“Gjatë takimit zyrtar me Ministrin për pajtim, bashkëpunim rajonal dhe stabilitet shoqëror, Usame Zukorlić, zhvilluam një diskutim konstruktiv mbi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit shoqëror dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për forcimin e dialogut ndërinstitucional dhe identifikimin e mundësive konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me synim promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër