Zëvendësministri Hoxha: Mbështetje për fermerët lokalë për të rritur besimin tek prodhimi vendas

Nga Xh M
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 1 mars – Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka vizituar fermën e Ferit Biçakut në fshatin Zagraçan të Strugës, duke vlerësuar përkushtimin dhe pasionin e tij në prodhimin organik.

Biçaku është një shembull i fermerit që nuk ankohet, por punon çdo ditë me përgjegjësi, duke ndërtuar një aktivitet të certifikuar dhe cilësor.

Hoxha theksoi se mbështetja e fermerëve lokalë është thelbësore për sigurinë ushqimore, zhvillimin e zonave rurale dhe rritjen e besimit te produkti vendas. “Fermerë si Ferit Biçaku janë garanci se prodhimi vendas mund të jetë i qëndrueshëm, i shëndetshëm dhe i besueshëm për konsumatorët”, shkroi ai në Facebook.

Kjo vizitë është mesazh i qartë se politika bujqësore po orientohet drejt forcimit të prodhimit organik dhe mbështetjes së fermerëve lokalë, duke i dhënë prioritet cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër