Zhvillohet në Tiranë takimi i 66-të i Komisionit për Politikat Sociale dhe Humanitare të PABSEC

Nga D. V.
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Komisioni për Politikat Sociale dhe Humanitare i Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) zhvilloi në Tiranë takimin e 66-të.

Në hapje të punimeve nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë e diplomacisë kulturore si urë bashkëpunimi dhe dialogu në rajonin e Detit të Zi, si dhe angazhimin e Shqipërisë për promovimin e vlerave demokratike dhe integrimin evropian.

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam Shyti nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përkushtimin e Shqipërisë për avancimin e procesit të integrimit në BE.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PABSEC, Asaf Hajiyev, falënderoi Kuvendin e Shqipërisë për mikpritjen dhe theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare.

Gjatë mbledhjes u miratua projektraporti “Diplomacia kulturore për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në Rajonin e Detit të Zi”, i paraqitur nga Erjo Mile, i cili u caktua raportues në Asamblenë e Përgjithshme.

Në përfundim, u vendos që Takimi i 67-të i Komisionit të zhvillohet në shtator 2026 në Armeni.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër