Ziberi kritikon Kostadinoskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?

Nga B.M
1,122 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 mars, Zhurnal.mk – Ish-avokati i popullit, Naser Ziberi, mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat në SHENJA”, e ka cilësuar si të gabuar dhe të ngutshëm vendimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski, lidhur me njoftimet për gjoba përmes SMS-ve.

Sipas Kostadinoskit, këto njoftime dërgohen në gjuhën maqedonase dhe mund të dërgohen edhe në gjuhën angleze, por jo në gjuhën shqipe.

Ziberi tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe drejtimin e saj aktual.

“Ishte i pritshëm dhe i gabuar. I pritshëm duke marrë parasysh strukturën e asaj gjykate dhe personin që e drejton atë. Duke parë mënyrën e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha rrethanat, mund të thuhet se ishte një epilog i pritshëm. Por pa dyshim është vendim i gabuar, sepse nuk mbështetet në dispozitat kushtetuese dhe ligjore. Aq më tepër kur në deklaratën e tij thuhet se njoftimet ndaj qytetarëve mund të jenë edhe në gjuhën angleze”, deklaroi Ziberi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër