Zjarr në Pllanë të Lezhës, flakët përfshijnë një parcelë me pemë dhe vreshta

Nga Xh M
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 31 maj Zhurnal.mk – Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në fshatin Pllanë, në Lezhë, duke përfshirë një parcelë të mbjellë me pemë frutore dhe vreshta rrushi.

Flakët rrezikuan të përhapeshin edhe në sipërfaqe të tjera përreth, por pas njoftimit të autoriteteve, në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH).

Zjarrfikësit punuan për izolimin e vatrës së zjarrit dhe bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur dëme më të mëdha në zonë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u shua plotësisht, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së tij, të cilat mbeten ende të paqarta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër