535
Një zjarr është shfaqur pasdite në kodrat pranë Selishtës, njësia administrative Cakran. Flakët kanë përfshirë ullishte, pemë dhe shkurre. Ende nuk dihen shkaqet e përhapjes, ndërsa tre mjete zjarrfikëse po përpiqen të izolojnë zjarret pavarësisht erërave të forta.
