Zjarre në 31 lokacione në Maqedoni, tetë prej tyre ende aktive

Nga Xh M
1,144 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, 23 janë shuar, ndërsa tetë vatra vazhdojnë të jenë aktive.

Sipas informacioneve të Qendrës për Menaxhim me Kriza, ekipet zjarrfikëse vazhdojnë ndërhyrjet në terren. Disa prej vatrave ndodhen në zona të vështira për t’u arritur, çka e vështirëson operacionin për vënien e tyre nën kontroll.

Gjendja më kritike raportohet në zonën e Vodohës, ku ende ka një vatër aktive. Zjarre janë regjistruar gjithashtu në rajonin e Prilepit, në Makedonski Brod, Kërçovë, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Zhelinë. Flakët kanë përfshirë edhe zonën e rezervatit “Jasen”.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura. Temperaturat e larta, moti i thatë dhe era krijojnë kushte që flakët të përhapen me shpejtësi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër