Zjarri te pallati në Tiranë, arrestohen katër persona

Nga D. V.
253 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 prill Zhurnal.mk – Policia ka arrestuar mesditën e sotme katër persona pas zjarrit që përfshiu një pallat pranë Farmacisë 10 në Tiranë një ditë më parë.

Top Channel mëson se mes të arrestuarve është edhe menaxheri e marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri që më pas përpiu të gjithë fasadën e pallatit.

Në pranga ka rënë edhe administratori I pallatit dhe dy persona të tjerë.

Deri në këto momente bëhet fjalë për 71 apartamente të dëmtuar, ndërkohë që po verifikohet se sa prej tyre janë djegur plotësisht dhe sa pjesërisht. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër