Zv. Kryeministri i Parë Bekim Sali priti në takim përfaqësuesin e EIB-së, Björn Gabriel

Nga D. V.
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 prill, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, priti në takim përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Investime (EIB) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Björn Gabriel.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe EIB-së, si dhe për përshpejtimin e realizimit të projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian. Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve në fushën e infrastrukturës, energjisë, mjedisit dhe mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Zëvendëskryeministri Sali theksoi rëndësinë e rolit të EIB-së si partner kyç në avancimin e zhvillimit ekonomik dhe në mbështetjen e agjendës reformuese dhe integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i EIB-së, Gabriel, konfirmoi gatishmërinë e Bankës për të vazhduar mbështetjen dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në projekte strategjike që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër