Berisha: Rama dhe Vuçiç, kundër Kosovës dhe studentëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot  pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Budva, duke i akuzuar  për qëndrimet ndaj Kosovës, studentëve dhe çështjeve të sigurisë në rajon.

Në një reagim, Berisha theksoi se Rama dhe Vuçiç kanë qëndrime të përbashkëta për çështjen e Kosovës dhe protestat e studentëve.

“Ata kanë të përbashkët: Antishqiptarizmin. Të dy janë armiq të egër të pavarësisë së Kosovës dhe bënë projektin për ndarjen e saj! Armiqësinë me studentët: Të dy janë armiqtë më të egër të studentëve në Evropë”, u shpreh Berisha, teksa shtoi se, “të dy dhunojnë zgjedhjet dhe ndihmojnë njëri-tjetrin”.

Sipas Berishës, të dy liderët kanë kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe kanë mbajtur qëndrime që cenojnë interesat e Kosovës.

Berisha tha se “të dy janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër