16 shoferë të privuar nga liria, 14 prej tyre drejtonin pa patentë shoferi

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shtator Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 16 persona në lokacione të ndryshme në vend, për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit motorik.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 14 prej personave të ndaluar kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, përkatësisht pa e dhënë provimin e vozitjes.

Mes të ndaluarve janë persona nga Shtipi, Prilepi, Koçani, Shkupi, Velesi, Kumanova dhe Tetova. Në mesin e tyre ka edhe dy të mitur, 17 dhe 16 vjeç.

Policia ka privuar nga liria edhe një 29-vjeçar nga fshati Novaci, i cili drejtonte automjetin pavarësisht ndalimit aktiv për drejtimin e mjetit motorik.

Ndërkohë, një 39-vjeçar nga fshati Skudrinjë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, është ndaluar pasi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

Policia u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, gjatë kohës kur kanë masë ndalimi për drejtim të automjetit apo nën ndikimin e alkoolit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër