Sektorët që shënuan uljen dhe rritjen më të madhe të numrit të punësuarve në industri

Nga Xh M
33 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shtator Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut kemi ulje të numrit të të punësuarve në industri. Kjo ulje në disa sektorë është më e madhe, ndërsa në disa sektorë tjerë më e ulët.

Në korrik të këtij viti, kemi ulje të numrit të të punësuarve për 2.6 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Rritje të numrit kemi vetëm te sektori i prodhimit të produkteve kompjuterike 15.1 %, prodhimi i duhanit 9.3 %, prodhimi i pijeve 2.8 %, prodhimi i produkteve ushqimore 0.6 % dhe te publikimi dhe produkcioni i mediave (0.4 %).

Në të njëjtën kohë, ulje kemi në shumicën e sektorëve, por më së shumti te prodhimi i veshjeve 11.6 %, minierat dhe xehet 8.8 %, nxjerrja e qymyrit 8 %, etj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër