Nëse kërkojmë më shumë fëmijë nga çiftet e reja – duhet edhe më shumë përkrhahje për shpenzimet shkollore!

nga D. V.

Shkup, 6 gusht – Ashtu siç afrohet viti i ri shkollor, ashtu rriten kokëdhembjet për prindërit. Shpenzimet për shtatorin do të jenë më të larta, sepse secili prind më së paku duhet të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë vetëm për mjete shkollore. E përderisa kryeministri kërkon që çiftet e reja të kenë sa më shumë fëmijë dhe të shtohet numri i popullatës, duhet të punojë edhe për jetë sociale më të mirë dhe lehtësime për shkollim!

Nga 200 euro shpenzime për çdo fëmijë
Nga kalkulimet e rëndomta për shpenzimet që mund t’i bëjë një fëmijë vetëm për mjetet shkollore në fillim të vitit, konstatohet se mesatarisht duhet të harxhohen nga 100 euro për çdo fëmijë.
Çdo fëmijë duhet të ketë një pako bazë të mjeteve shkollore e përbërë nga një çantë, fletore, stilolaps, komplet me vizore, kuti për stilolapsa dhe lapsa me ngjyra.
Këtu nuk janë llogaritur harxhimet për veshmbathje, për ushqim nëpër shkolla dhe mjetet e transportit. Nëpër disa shkolla duhet të paguhet edhe uniforma e nxënësve dhe të gjitha këto harxhime del se në çdo fillm shtatori secili prind duhet minimum të ndajë nga 200 euro për çdo fëmijë. Dhe, mesatarisht nëse një familje ka 3-4 fëmijë, atëherë shpenzimet fillestare shkojnë deri 800 ose 1000 euro, shkruan “Zhurnal.mk”.

Politika lehtësuese për ata që kanë më shuëm fëmijë
Kryeministri Hristijan Mickoski disa herë e ka ngritur çështjen e mungesës së lindjes së mjaftueshem të fëmiëjev. Shpesheherë nëpër media ai ka thënë se është koha për një vend ku do të lindin më shumë fëmijë, do të martohen të rinj dhe do të kthehen ata që kanë emigruar.
Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë dhe kanë vdekur 20.201 persona, duke vënë në dukje se kjo është një rënie natyrore prej 4.140 personash vetëm për një vit.
Aktualisht në shumë komuna dhe fshatra nuk ka më mundësi të formohet asnjë klasë e parë me nxënës, gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë vetëm, gjithnjë e më pak po martohen dhe gjithnjë e më pak fëmijë po lindin, shkruan “Zhurnal.mk”.
Fatkeqësisht recesioni demografik nuk është problem vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe një sfidë për të gjithë Evropën dhe më gjerë.Por, qeveria duhet të krijojë politika për t’u përballur me këtë problematikë. E problemi i parë me të cilin ballafaqohen prindërit janë shpenzimet e larta për shkollim.
Qeveria duhet të krijojë politika të cilat do ta bëjën jetën e familjeve më të lehtë, më të vlefshme dhe me më shumë shpresë. Familjet e reja hezitojnë të kenë më shumë fëmijë sepse e shohin atë si një barrë më të madhe, kur i mendojnë se duhet harxhime për shkollë, për çerdhe, për veshmbatje etj.
Edhe pse kryeministri njoftoi shportë shkollore, masa kundër çmimeve të larta dhe gjoba kundër tregtarëve të pandërgjegjshëm, ende nuk ka asgjë konkrete.
Viti shkollor nuk duhet t’i zë në gjumë drjetuesit e arsimit edhe sa i përket librave, programeve arsimore dhe sistemin e transportit. Nuk duhet të ketë mungesë të asnjëdite dhe asnjë ore të mësimit në shtator. Kjo ëstë rrëmujë për arsimin e rrëmujë dhe humbje për nxënësit!, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More