Shkup, 7 janr – Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Bullgaria gjithmonë e më shumë e vërteton se ndryshimet kushtetuese nuk janë problemi real. Ai fajësoi përsëri qeverinë e kaluar që hyri në avanturën e shtetit fqinj dhe pranoi një marrëveshje që pengon integrimin e vendit.
“Mua kjo nuk më habit. Nuk e di nëse është befasi për dikë tjetër në shtet. Ata vetëm i konfirmojnë ato që kemi thënë që nga momenti i parë se nuk është kërkesa vetëm për bullgarët në Kushtetutë por ridefinim i plotë i identitetit maqedonas. Por këto janë ditë që duhet të na bashkojnë dhe mendojnë se më në fund si popull, pavarësisht a jemi në pushtet ose në opozitë, do të kuptojmë thjeshtë duhet të jemi bashkë”, tha Mickoski.
LSDM-ja nuk ka reaguar për akuzat e kryeministrit.
Ndërkohë, përgjigja e Mickoskit vjen disa ditë pasi autoritetet bullgare, përmes një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, komentuan Mickoskin pasi ai tha se Bullgaria ishte e shqetësuar nga fakti që Plani i Veprimit për Minoritetet, i dërguar nga Maqedonia në Sofje, ishte shkruar në gjuhën maqedonase. Në të, pala bullgare nuk përmend gjuhën maqedonase, por i referohet si gjuhë e qasshme për qytetarët e Maqedonisë. Nga atje thanë se ky dokument nuk është çështje e marrëdhënieve dypalëshe por është çështje e brendshme e Maqedonisë dhe është logjike që ai të jetë në një gjuhë të qasshme për qytetarët e saj.

