Ulen nivelet e lumenjve

nga D. V.

Shkup, 13 janar – Nivelet e pothuajse të gjitha lumenjve në vend shënojnë ulje të lehtë në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Përjashtim janë lumenjtë Strumica në vendin matës Sushevë ku ka rritje të nivelit të lumenjve prej katër centimetra në krahasim me ditën e djeshme dhe Drini i Zi në Lozhan ku niveli është më i lartë për 31 centimetra në krahasim me ditën e djeshme, si dhe Babuna në vendin matër Bogomilë ku niveli i ujit është i njejtë me ditën e djeshme.

Rritje prej një centimetër në krahasim me ditën e djeshme ka edhe niveli i Liqenit të Ohrit, ndërsa te dy lumenjtë tjerë natyror në vend niveli i ujit është i njejtë me ditën e djeshme. Me këtë, niveli i Liqenit të Ohrit është për 10 centimetra më i lartë nga mesatarja historike për janarin, liqeni i Prespës është për 2,33 metra më i ulët nga mesatarja, ndërsa te liqeni i Dojranit është për 85 centimetra më i lartë nga mesatarja për janarin, por megjithatë është 96 centimetra nën minimumin e dakorduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More