Tripunovski: Deri më tani janë blerë 25.3 milionë kilogramë duhan me vlerë 170 milionë euro

Nga B.M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 janar – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski njofton se deri më tani janë blerë 25,3 milionë kilogramë duhan me vlerë 170 milionë euro.

“Sot, së bashku me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë dhe kryetarin e Shoqatës, vizituam disa pika grumbullimi me qëllim që të bëhet një pasqyrë e fazës përfundimtare të blerjes së duhanit”, theksoi Tripunovski.

“Sipas të dhënave të fundit, deri më tani janë blerë 25,3 milionë kilogramë duhan nga korrja e fundit, me çmim mesatar prej 419,15 denarë për kilogram”, bëri të ditur ai.

Ministri Tripunovski shtoi se vlera totale e duhanit të blerë arrin rreth 170 milionë euro, nga të cilat 95,6% tashmë janë paguar për prodhuesit e duhanit që e kanë dorëzuar prodhimin e tyre.

“Ka mbetur edhe një sasi e vogël duhani e cila, sipas dinamikës së paraparë, do të blihet në periudhën në vijim. Çdo kompani grumbulluese do të ketë pikë të hapur deri në afatin përfundimtar të blerjes, i cili zgjat deri në fund të muajit shkurt”, sqaroi ministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër