KSHPK shqyrtoi ankesa në lidhje me shkollat, gjyqësorin dhe gjendjen e padeklaruar pronësore

Nga B.M
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Në mbledhjen e sotme të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dominuan ankesat e lidhura me punën e disa shkollave, ankesat për emërimin e drejtorëve, si dhe rastet në të cilat persona nga institucionet shëndetësore dhe një ambasador, pas ndërprerjes së detyrës, nuk kanë dorëzuar deklarata për gjendjen pronësore.

Siç u theksua në mbledhje, pas konfirmimit të shkeljeve dhe shqiptimit të gjobave, shumica e personave të prekur i kanë paguar gjobat, gjë që i ndaloi procedurat.

KSHPK-ja e shqyrtoi edhe ankesën kundër kryetarit të gjykatës themelore, e cila është paraqitur nga një aplikues i njohur, ndërsa në të, siç tha Biljana Karakashova-Shuleva, anëtare e KSHPK-së, ka pretendime për sjellje joprofesionale dhe të paligjshme nga ana e kryetarit të gjykatës gjatë vendimmarrjes për vuajtjen e dënimit me burg.

 “Aplikanti pohon se kryetari i gjykatës themelore të lartpërmendur ka pezulluar vuajtjen e dënimit me burg, të shqiptuar me vendim të Gjykatës së Apelit, duke mundësuar kështu pezullimin e dënimit për trajtim. Megjithatë, ai nuk i ka marrë parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat, përkatësisht se personi për të cilin është dhënë vendimi është gjykuar në mungesë për shkak të arratisjes, dhe në këtë mënyrë i ka krijuar mundësi personit të largohet nga vendi dhe t’i shmanget vuajtjes së dënimit”, tha Karakashova-Shuleva.

Duke marrë parasysh, siç theksoi Karakashova-Shuleva, se çështja ka të bëjë me një vendim të marrë nga kryetari i Gjykatës Themelore, si dhe se Këshilli Gjyqësor ka autoritetin për të vepruar mbi peticionet dhe ankesat e qytetarëve në lidhje me punën e gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave, ajo propozoi që raporti t’i dorëzohet këtij organi.

“Propozoj që ankesa t’i paraqitet Këshillit Gjyqësor, duke pasur parasysh juridiksionin e tyre të përcaktuar në nenin 36 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, dhe që ankesa në lidhje me veprimet tona të rrëzohet”, theksoi Karakashova-Shuleva.

Anëtarët e KSHPK-së e ndërprenë procedurën për ankesë për një universitet të Maqedonisë, që ka të bëjë me participimin, pagesat e shkollës, sepse për këtë rast tashmë vepron Prokuroria Themelore Publike.

Në lidhje me ankesat për kryerjen e punëve ndërtimore dhe kandidatin për këshilltar gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale në vitin 2025 po ndalohen sepse në rastin e parë nuk janë konfirmuar shkelje, ndërsa në rastin e dytë tashmë vepron një institucion tjetër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër