Ministri Hoxha takoi ambasadorin shqiptar Meidani: Angazhim për koordinim rajonal të Agjendës së Gjelbër në kuadër të integrimeve evropiane

Nga B.M
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  Denion Meidani.

Ministri Hoxha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë rajonal për zbatimin e politikave të gjelbra dhe arritjen e standardeve evropiane.

Në fokus të veçantë ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në procesin e harmonizimit me politikat e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit, si dhe mundësitë për iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të dyja vendet.

Ambasadori Meidani shprehu gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me institucionet e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e koordinimit rajonal në kuadër të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe procesit të integrimit evropian.

Bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e përbashkët për dialog të vazhdueshëm, partneritet të sinqertë dhe bashkëpunim konkret në projekte dhe iniciativa që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit rajonal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër