Për shkak të mjegullës, dukshmëri e ulur në rrugën fshati Lisec – Kodër e Diellit deri 30 metra

Nga B.M
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur dhe mjegull ka në drejtimin rrugor fshati Lisec – Kodër e Diellit deri në 30 metra.

Në drejtimin rrugor R-1302 Berovë – Strumicë, afër fshatit Ratevë, për shkak të shembjeve, komuniakcioni po zhvillohet nëpër devijimin e krijuar në gjatësi prej 50 metrave.

Të gjitha drejtimet rrugore në vend janë të kalueshme.

Në disa rrugë, tëcilat kalojnë nëpër gryka dhe qafa malore, është e mundur dukuria e shembejeve më të imëta.

NP “Rrugët e Maqedonisë” bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër