Kaltrina Zekolli-Shaqiri: Rruga e Vizbegut do të lidhet me autostradën Shkup – Bllacë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 tetor Zhurnal.mk – Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, në emisionin “Pas Numrave” në TVM2, sqaroi se lidhja e zonës industriale të Vizbegut me autostradën Shkup-Bllacë do të realizohet përmes qarkores, ku përfundon traseja e autostradës.

Sipas saj, rruga e Vizbegut do të lidhet me këtë qarkore, e cila do të mundësojë edhe lidhjen me autostradën Shkup-Bllacë. Kjo lidhje pritet të ketë rëndësi për qarkullimin dhe qasjen e bizneseve të zonës industriale në infrastrukturën kryesore rrugore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër