Mexhiti mori pjesë në seancën e dytë të Bordit Drejtues të BNJVL-së

Nga B.M
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Zëvendëskryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, mori pjesë sot në seancën e dytë të Bordit Drejtues të BNJVL-së.

Në kuadër të takimit, së bashku me ministrin e Administratës Publike, Goran Minçev, u prezantua softueri i ri për menaxhimin e burimeve njerëzore, i cili synon të përmirësojë efikasitetin dhe modernizimin e administratës, si në nivel qendror ashtu edhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet e tyre.

Gjatë seancës, u emëruan përfaqësuesit e BNJVL-së në trupa punuese dhe organizata vendore e ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, NALAS dhe ARLEM, ku do të përfaqësohen interesat e pushtetit lokal. Po ashtu, u paralajmërua se në periudhën në vijim do të kompletohet përbërja e komisioneve brenda BNJVL-së me përfaqësues nga fusha të ndryshme me rëndësi për komunat.

Në këtë takim u shqyrtuan dhe u përkrahën disa iniciativa me rëndësi të veçantë, ndër to iniciativa qytetare “Stop për USJE”, si dhe çështjet e ngritura nga ADKOM në lidhje me sfidat me të cilat përballen ndërmarrjet publike komunale.

Mexhiti theksoi se angazhimi i tij mbetet i palëkundur në drejtim të forcimit të pushtetit lokal dhe mbrojtjes së interesave të komunave dhe qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1GHCW9VeZ9/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër