Ndalim për automjete të rënda mallrash në rrugën Mavrovë-Dibër

nga Xh M

Dibër, 1 shkurt – LAMM informon se sot në mëngjes nga ora 05:45, për shkak të reshjeve të borës, është vendosur ndalim trafiku për automjete të rënda mallrash në segmentin rrugor Mavrovë – Dibër.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të vogla lluce në rrugë.

Reshje bore me intensitet të ndryshëm janë regjistruar në Krushevë, Kodra e Diellit, Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë, Xhavato dhe Presekë. Në qafën malore të Bukovës, reshjet janë shi dhe borë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët që hyjnë dhe dalin nga vendi, informon LAMM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More