Në Përrenjas nuk ka pediatër/ Prej pesë vitesh mungon mjeku i specializuar për fëmijët

Nga B.M
438 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prej 5 vitesh në spitalin e Prrenjasit mungon mjeku pediatër.

Për të marrë shërbim të specializuar prindërit me fëmijë duhet të udhëtojnë në drejtim të Librazhdit apo të Pogradecit.

Edhe pse kërkohet shërbim i specializuar, pediatrik, gjithsesi në raste të domosdoshme spitali i Përrenjasit e ka ofruar shërbimin shëndetësor për fëmijët duke trajtuar gjatë vitit 2025, 2463 fëmijë 0-14 vjec.

Ndërkohë drejtoria e Shërbimit Spitalor Librazhd ka kërkuar nga Ministria e shëndetësisë plotësimin e vakancave në mjekë, mes tyre edhe pediatrin për Spitalin Përrenjas.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër