Nis intervistimi i komisionerëve në Drenas nën dyshimin për manipulim të votave

Nga B.M
683 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur intervistimin e anëtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, konkretisht për Qendrën Komunale në Drenas.

Sipas njoftimit zyrtar, këto veprime po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në kuadër të hetimeve intensive që janë duke u zhvilluar.

Hetimet lidhen me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër