Rajone të tëra nuk kanë inspektor për mjedisin jetësor, Inspektorati Shtetëror në vend të 50 ka vetëm 25 punonjës

nga Xh M

Shkup, 14 shkurt – Kumanova, Strumica, Prilepi dhe Manastiri nuk kanë aspak inspektor shtetëror për mjedisin jetësor, ndërsa Ohri, edhe pse është një zonë nën mbrojtjen e UNESCO-s, ka vetëm një. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor ka vetëm 25 punonjës, edhe pse duhet të ketë 50. Institucioni, i cili duhet t’i monitorojë të gjithë ndotësit që kanë leje të integruara ekologjike A, por edhe mbi 3.600 kapacitete që punojnë me elaborate të lëshuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor të Planifikimit Hapsinor, po përballet me një mungesë kronike të punonjësve.

Për momentin ISHMJ ka 13 inspektorë për mjedisin jetësor, tre për natyrën dhe dy për menaxhimin e ujërave, edhe pse siç thotë drejtoresha Ivana Ginovska, vetëm për Shkupin duhet të jenë dhjetë. Këtë vit ata e filluan me një numër më të vogël punonjësish, sepse dy inspektorë dolën në pension.

“Shumica e komunave të mëdha nuk kanë fare inspektor, ndërsa Ohri ka vetëm një. Përveç detyrave tona të rregullta, ne kemi edhe detyrimin për kontrollin e kapaciteteve me leje të integruara ekologjike -B në Ohër dhe Strugë, ndërsa shpesh u dalim në ndihmë edhe inspektorëve komunalë. Ne ia dalim mbanë të kryejmë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme me kapacitetet që i kemi, por nëse ndodhin dy incidente në të njëjtën kohë, do të jetë një problem i madh”, thotë Ginovska.

“Ne arrijmë të kryejmë inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme me kapacitetet që kemi, por nëse ndodhin dy incidente në të njëjtën kohë, kjo gjë do të jetë një problem i madh”, thotë Ginovska.

Ajo thekson se shumica e punonjësve janë më të moshuar, ndërsa njëri do të dalë në pension këtë vit, e nëse nuk punësohen menjëherë punonjës të rinj, nuk do të ketë kush t’i edukojë dhe trajnojë brezat e ardhshëm, sepse nevojiten tre deri në katër vjet që një inspektor të fillojë të punojë në mënyrë të pavarur.

“Pa fituar përvojë inspektorët më të rinj nuk mund të kryejnë menjëherë inspektime në kapacitete të mëdha, por duhet të fillojnë me punë sipas koeficientit të kompleksitetit të punës. Edhe këtë vit na pret një periudhë shumë e vështirë, në vitin 2025 kemi punuar me 15 inspektorë për të gjithë vendin sepse dy kolegë ishin në pushim mjekësor për një periudhë më të gjatë. Ne kryem mbi 1.770 inspektime, lëshuam 530 vendime, shtatë kallëzime penale dhe 32 për kundërvajtje, dhe iniciuam gjoba prej mbi 600.000 euro”, tha Ginovska.

Ajo tha se tashmë i ka dorëzuar një kërkesë ministrit Muamet Hoxha për tetë vende të reja pune, të gjitha për inspektorë të mjedisit jetësor.

Nga ana tjetër, Hoxha thotë se kërkesa duhet të dërgohet pranë Ministrisë së Financave, nga e cila pritet drita jeshile për vende të reja pune.

“Shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Financave që kjo çështje të jetë prioritet dhe që Inspektorati të plotësohet sa më shpejt me kuadër”, tha Hoxha.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor po përballet edhe me një shkurtim të buxhetit. Këtë vit ky institucion ka në dispozicion 35 milionë denarë, ose dy milionë më pak se vitin e kaluar, 85 përqind e të cilave përdoren për pagat e punonjësve. Drejtoresha Ginovska thotë se atyre u mungojnë edhe automjete.

“Të gjitha automjetet në Inspektorat, përveç dy, janë siguruar nga donatorët”, thekson ajo.

Inspektorët, sidomos inspektorët e menaxhimit të ujërave, të cilët shkojnë për të inspektuar në terrene të paarritshme, siç janë hidrocentralet e vogla, në të kaluarën duhej ta njoftonin vizitën e tyre tek kompanitë që inspektojnë që ata tju sigurojnë atyre një automjet për në terren.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor tahs e disa vite punon me gjysmën e inspektorëve të nevojshëm, ndërsa edhe ky numër po zvogëlohet për shkak pensionimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More