Peleshi: Dita e Pavarësisë së Kosovës, ditë historike lirie dhe drejtësie

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka përcjellë sot urimet e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur krenarinë dhe respektin për këtë moment historik të kombit shqiptar.

Në mesazhin e tij, ai u drejtua motrave dhe vëllezërve në Kosovë me urimet më të përzemërta, duke e cilësuar këtë ditë si një nga aktet më të ndritura në historinë moderne të kombit shqiptar.

Kryeparlamentari thekson se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një ditë historike lirie, dinjiteti dhe drejtësie, që simbolizon sakrificën dhe vendosmërinë për shtetndërtim dhe të ardhmen euroatlantike.

“Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar”, shprehet Peleshi në mesazhin e tij të urimit.

artikuj të ndërlidhura