Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme të rendit të ditës.
Në dy pikat e para u diskutua projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 2 mars–10 prill 2026, si dhe projektkalendari i punimeve për periudhën 2 mars – 20 mars 2026. Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve nuk arriti mirëkuptim lidhur me këto dy çështje, të cilat do t’i kalojnë për votim seancës plenare.
Në vijim, u shqyrtua projektkalendari vjetor “Për mbikëqyrjen parlamentare për vitin 2026”, i propozuar nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Edhe për këtë pikë nuk u arrit dakordësi mes anëtarëve të Konferencës.
Në përfundim të diskutimeve, Fatmir Xhafaj ftoi kryetarët e komisioneve parlamentare të japin mendimet e tyre mbi projektkalendarin dhe të vijojnë shqyrtimin e tij në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
