Shkup, 19 shkurt – Industria e automobilave dhe energjetika janë vetëm disa nga sektorët në të cilët Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia mund ta intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik, ndërsa potenciali për rritjen e partneritetit biznesor është i madh, vlerësoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski para fillimit të Biznes forumin Maqedoni e Veriut-Sllovaki, që mbahet në Shkup.
Siç tha Mucunski, forumi është një mundësi e shkëlqyer për takime të drejtpërdrejta midis biznesmenëve nga të dyja palët.
“Ne jemi të përqendruar jo vetëm në tërheqjen e investimeve, por edhe në rritjen e potencialit të eksportit”, theksoi ministri.
Ai dhe homologu i tij sllovak Ladislav Kamenicki pritet të hapin forumin, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të një numri të madh të kompanive edhe nga Maqedonia e Veriut edhe nga Sllovakia.
